Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Berisha: Mesazhi i 20 shkurtit, sot më aktual se kurrë

Sali Berisha
20 Shkurt 2023 | 13:06

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përkujtoi gjatë një deklarate për media, këtë të hënë, rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991.

Berisha në fjalën e tij theksoi se 20 shkurti është më  aktual se kurrë, pasi kryeministri rama e ka kthyer vendin në një sistem monist, ku kontrollon të gjitha pushtetet.

Berisha theksoi se kryeministri Rama është fatkeqësi kombëtare dhe ndërkombëtare me planin e fundit për të asgjësuar opozitën përmes korruptimit të Charles McGonigal.

“Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë. Pas 32 vitesh, Edi Ramën, nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanket te studentët, i Spiro Kolekës pra, i biri i një xhelati tjetër që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela, në një akt hakmarrje tipike të etërve, kërkon të asgjësojë opozitën shqiptare.

Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.

Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.

Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar.

Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, por edhe ndërkombëtare, me aktet që ka kryer, me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës së partnerit tonë kryesore, SHBA, me qëllim rrënimin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

Mesazhi për 20 shkurtin:

Diktatorin Enver Hoxha, në konventën e Partive të Qendrës së Djathtë në Europë, në deklaratën e tyre në Paris në prill të vitit 1991, do ta quanin Hitleri shqiptar i pasluftës.

Europa kishte njohur shumë diktatorë komunistë dhe jokomunistë, por ai që ngjiste si vëlla siamez me Adolf Hitlerin, ishte Enver Hoxha.

Me qëndrimin e tij ndaj opozitës, mendimit ndryshe, lirisë dhe të drejtave njerëzore, pronës, besimit fetar, interesit kombëtar, ai paraqitet si figura më e zezë, më negative, më e urryer e kombit shqiptar në tërë historinë e tij.

32 vite më parë, kulti i Enver Hoxhës ishte omnipotent dhe omniprezent në këtë vend.

Studentët e universiteteve të Tiranës, në një vendim epik, të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre, nisën më 17 shkurt të vitit 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, ndër më masivet në historinë e grevave të vetëflijimit në Europë dhe botë.

Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, të thirrur nga PD dhe sindikatat, vërshuan nga të katër anët dhe mbushën si kurrë ndonjëherë, Qytetin Studenti në çdo rrugë e shesh të tij. Nga ky qytet, të ftuar nga artistja e mirënjohur Rajmonda Bulku, nën thirrjet: Te sheshi, te sheshi, masa qindmijëshe, më shumë, u derdh drejt qytetit të Tiranës dhe sheshit Skënderbej.

Përmbysi në ora 2 e 24 minuta, shtatoren e njeriut që kishte zhytur vendin në shtypjen, izolimin, varfërinë më të thellë.

Kjo datë ishte data në të cilën, PD-ja u shndërrua në parti të vërtetë opozitare. Kjo datë, ishte data në të cilën, guximi masiv dominoi mbi frikën dhe terrorin masiv. Kjo datë, ngjarje kulmore e revolucionit të vitit 1991, bëri të mundur triumfin e këtij revolucioni.

Pa 20 shkurt, nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik, nuk do të kishte përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist, nuk do kishte votë të lirë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026