Rrëzohet kërkesa e Berishës për interpelancë me Ramën, Vokshi: Ju tmerron emri i tij
Kuvendi rrëzoi me 69 vota kundër kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me ato që ai i cilëson abuzime me tenderët publikë nga familjarët e tij.
Deputetja e PD Albana Vokshi debatoi me drejtuesen e seancës plenare, Ermonela Felaj lidhur me kërkesën e depozituar nga Berisha, emri i të cilit sipas saj “tmerron” mazhorancën.
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se të drejtën për interpelancë e ka një grup deputetësh të PD-së dhe se për Berishën ka një vendim që i është ndaluar pjesëmarrja në Kuvend.
”Është e turpshme kjo, e ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Do na thoni se për çfarë do të flasim tani. Jeni drejtuese, mos më cakto mua se çfarë do të flas. Ju po abuzoni me atë pozicion që iu është deleguar, nuk mund të komentoni fjalët e deputetit të opozitës. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ja ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit”, tha Vokshi.
“Nuk ja ka dhënë gjykata të drejtën zotërisë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate, nuk vendos kuvendi dhe nuk vendosni as ju”, u përgjigj Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit