Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për zbutjen e masës “arrest në burg”

6 Mars 2026 | 16:14

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Meta kishte paraqitur kërkesën më 2 mars 2026, por gjyqtarja Irena Gjoka vendosi ta deklarojë atë si të papranueshme. Arsyetimi i gjykatës është se përfaqësuesit ligjorë të Metës hoqën dorë nga shqyrtimi i kësaj kërkese.

Vendimi parashikon gjithashtu se shpenzimet gjyqësore do të kryhen siç janë bërë, ndërsa palët kanë të drejtë të ankimojnë brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026