Rrëzohet nga lartësia e pallatit, humb jetën 10-vjeçari te Shkëmbi i Kavajës

18 Nëntor 2024 | 10:57

Një 10-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi ka rënë nga lartësia e një pallati.

Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

“Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026