Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë punëtori në Tiranë
27 Gusht 2024 |
12:42
Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të martë në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku po punonte. Shtetasi me inicialet K.I., ra nga kati i 7 i një pallati në ndërtim në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëzohen nga lartësia 2 punëtorë, arrestohen inxhinierët e objektit në Kamëz
- Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë
Lajme të Sugjeruara
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin