Rrëzohet nga shkallët e anijes, ndërron jetë 22-vjeçari në Durrës

16 Shtator 2024 | 13:58

Rrëzohet nga shkallët e anijes, ndërron jetë 22-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Porto Romano në qytetin e Durrësit, ku një 22-vjeçar është rrëzuar nga shkallët e një anijeje.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i riu ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.

“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU;

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026