U fut për t’u larë në liqen, pëson arrest kardiak i moshuari

6 Korrik 2024 | 18:45

Një 81-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën duke u larë në liqenin e Kukësit. Sipas informacioneve paraprake të policisë bëhet me dije se i moshuari ka pësuar arrest kardiak pasi u fut në ujërat e liqenit.

Policia të ndihmuar dhe nga familjarët e viktimës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Ndërkohë që një grup hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026