Rrihet me sende të forta një 62-vjeçar në Shkodër

3 Qershor 2024 | 15:08

Një person është rrahur me sende të forta mesditën e kësaj të hëne në Shkodër.

Sipas informacioneve të ardhura deri më tani, i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026