Rriten çmimet e banesave në Vlorë, ekspertët: Shkak janë investimet e mëdha
“Me rrogat aktuale të blesh një shtëpi sot në Vlorë duket se është thuajse e pamundur, sipas agjentëve imobiliar çmimet janë rritur ndërsa trendi është se ato do të vijojnë ende të rriten”.
Ekspertët pohojnë se vetëm gjatë këtij viti çmimet e apartamenteve janë rritur me 30%. Ata argumentojnë se kjo vjen si pasojë e investimeve të mëdha që po bëhen si projekti i portit dhe i aeroportit të Vlorës.
Paralel me çmimet në rritje ka ardhur edhe kërkesa për të blerë pasuri të paluajtshme, ku shumica e blerësve janë të huaj ose emigrant, të cilët zgjedhin Vlorën për një banesë të dytë.
Ekspertët e agjencive imobiliare parashikojnë se trendi i rritje së çmimeve të vijojë. Ata pohojnë se çmimet e ndërtimeve të reja në Vlorë aktualisht variojnë nga 1000- 2200 euro metri katror.
Zona më e preferuar mbetet ajo e Lungo Mares, ku një apartament varion minimalisht 1400-1500 euro metri katror dhe në qoftë se flasim për vijën parë , që është pamja nga deti shkon deri në 2000 mijë euro metri katror.
Shtetet më të mëdha blerëse janë Polonia, vende të Gjermanisë, por nuk mungojnë blerësit nga Amerika, Kandaja dhe padyshim Italia.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë