Rriten çmimet e ushqimeve, INSTAT: Produktet e shportës 25-50% më shtrenjtë se vjet

20 Tetor 2023 | 17:59

Artikujt e shportës po pësojnë rritje të çmimit të shitjes me pakicë. Nga të dhënat e raportit të INSTAT dallohet qartë që produktet si fruta-perimet, zarzavatet apo edhe mishi janë shtrenjtuar krahasimisht me një vit më parë.

Me një rritje në përqindje dyshifrore, një kilogram qepë shitet 108 lekë për kile nga 70 që ishte vjet, duke u shtrenjtuar me 54%.

Rritje çmimi ka pësuar edhe patatja, e cila është sot 40% më e shtrenjtë duke u shitur me 97 lekë për kilogram nga 69 lekë që shitej vitin e kaluar.

Domatet dhe specat janë rritur me mesatarisht 20% ndërkohë që produktet e bulmetit si gjalpi dhe djathi, krahasimisht me një vit më parë, reflektojnë një çmim më të shtrenjtë mbi 25% mesatarisht. Kështu, një kilogramë djathë i bardhë, nga 692 lekë që ishte, shitet sot 880 lekë.

Frutat si molla dhe portokalli janë shtrenjtuar me mbi 15%, ku një kile mollë dhe një kile portokall sot shiten respektivisht 148 dhe 154 lekë për kile.

Mishi në anën tjetër rezulton se është shtrenjtuar me mbi 10%, ku një kile mish pule kushton 50 lekë më shtrenjtë se vjet.

Shtrenjtimi i artikujve bazë të shportës vjen si pasojë e problemeve dhe vështirësive që ka hasur prodhimi vendas. Ndryshimet klimatike, reduktimi i tufave të bagëtive si dhe eksporti i të vjelave në masë ka shkaktuar dështim të plotësimit të kërkesës në treg dhe rritjen e çmimeve. Nga ana tjetër, rritja me gati 30% të numrit të vizitorëve të huaj ka shtuar kërkesën në tregun e brendshëm duke rritur më tej çmimet.

Ndërkohë, vaji i lulediellit është i vetmi produkt që shënoi rënie të madhe në çmim me 34% si pasojë e rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026