Rriten kërkesat e grave për të qenë pjesë e ushtrisë, 439 vende vakante

22 Mars 2024 | 15:47

Numri i grave dhe vajzave të rekrutuara pranë Forcës së Armatosur Shqiptare ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.

Aktualisht, në raport me kolegët e tyre meshkuj, vajzat dhe gratë kanë arritur totalin e rreth 15%.

“Vitet e fundit shohim një tendencë në rritje të femrave, të cilat duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Ky numër varion nga 13-15% e numrit total të atyre të aplikojnë për t’u bërë pjesë e jona. Angazhimi në ushtri është një udhëtim me sfida, është një aventurë dhe unë ua këshilloj vajzave që duan të bëhen dikushi në jetë, sepse është një profesion që të jep shumë mundësi”- tha Denisa Pëllumbaj, majorë.

Interesimi i të rejave u vu re edhe në aktivitetin e mbajtur në sheshin qendror të Durrësit.

“Dita e hapur” e Forcave të Armatosura tërhoqi vëmendjen e nxënëseve të shkollave të mesme të qytetit, për t’u njohur nga afër me benefitet që garanton rekrutimi.

Aktiviteti “Dita e hapur” tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Turi në të gjitha qarqet e vendit u jep mundësi drejtuesve të Qendrës Kombëtare të Rekrutimit të marrin kontakte të drejtpërdrejta me të rinjtë, që shfaqin interes për t’u angazhuar në trupat tokësore apo ato detare të ushtrisë sonë.

Aktualisht janë 439 vende të lira, që të rinj të moshës 18-27 vjeç të mund të aplikojnë deri në mesin e muajit prill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026

Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën

Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre...
18:31 | 14/07/2026