Rriten rastet e abuzimeve seksuale Vlorë, 15 vite burg për marrëdhënie me të mitur

6 Shkurt 2024 | 16:09

Shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual i fëmijëve janë fenomene që haset gjithmonë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Në Vlorë, rastet e tilla janë shtuar vitin e fundit në krahasim me vitet paraardhëse. Përdorimi i teknologjisë në masë ka bërë që shumë raste të denoncohen, por shqetësues mbetet fakti se pre e këtyre abuzimeve janë edhe fëmijët.

 “Dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i raportimeve të abuzimeve seksuale me të mitura dhe kjo vjen nga shumë faktorë, ndoshta rrjetet sociale kanë bërë më të mundur që kjo lloj dhune të raportohet më shpesh. Janë grupmoshat e adoleshencës, janë moshat 13-vjeç e lartë ato që bien pre”,-tha psikologia Oliana Manaj.

Këto raste kanë rritur nevojën për ashpërsimin e kodit penal. E pikërisht, ministria e Drejtësisë ka përgatitur një draft për të luftuar këtë fenomen. Por se si pritet të ndikojë ashpërsimi i ligjit në parandalimin e rasteve te abuzimeve seksuale tek te miturit e shpjegon avokatja Dorina Rapi.

 “Doja të përkufizoja dispozitën nenin 100 të kodit penal, i cili është ende në fuqi duke qenë se ndryshimet ende nuk janë miratuar, dispozita parashikon edhe dy paragrafë të tjerë, ku përcaktohen pasojat që mund të ketë lënë ky veprim ndaj të miturit edhe gjithashtu edhe rrethanat rënduese që mund të jetë bashkëpunimi edhe kryerja e kësaj vepre penale më shumë se një herë. Nisur edhe nga ngjarjet e fundit, ky është një moment juridik mjaft  i rëndësishëm, për vet faktin se duhet të kishte ndodhur më parë jo vetëm tani që për hirë të së vërtetës kambanat e alarmit po dëgjohen si kurrë më parë”,-tha avokatja Dorina Rapi.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, që nuk ka arritur moshën 14 vjeç ose me të mitur që nuk kanë arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Rastet e dhunës me baze gjinore të regjistruara gjatë vitit 2023 janë 382 dhe së bashku me trafikimin e të miturave regjistrohen gjithsej 456 raste.

Ndërkohë që rastet e regjistruara të abuzimit seksual po gjatë viti 2023 ishin 12 të raportuara vetë, në Vlorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026