Rriten rastet e dhunës në familje në Gjirokastër, 45 kërkesa për urdhër mbrojtje
Në Gjirokastër përgjatë këtij viti është konstatuar një rritje e rasteve të dhunës në familje dhe kërkesave për urdhër-mbrojtje në gjykatë.
Për periudhën janar-nëntor në policinë lokale janë referuar 22 raste të dhunës në familje ndërkohë që 45 të tjera janë dërguar në gjykatë për urdhër mbrojtje. Pjesa më e madhe e rasteve të dhunës janë regjistruar në familjet në zonat rurale por i konsiderueshmë është edhe numri i rasteve në qytete.
Shumica e personave që kërkojnë ndihmën e organeve të drejtësisë si shkak i konflikteve në familje janë gra që dhunohen fizikisht ose psikologjikisht nga bashkëshortët e tyre.
“Komisariatet në varësi kanë evidentuar rreth 22 raste të referuara pranë Prokurorisë dhe rreth 45 raste kërkesë-padi për urdhra mbrojtje nga viktimat që janë paraqitur për denoncim këtu, shumicën e rasteve të viktimave të kësaj dhune e kanë vajzat dhe gratë por përfshihen edhe personat e tjerë të familjes, është një fenomen realisht shqetësues”, tha Diana Haxhiaj – Specialiste për parandalimin e dhunës në Gjirokastër.
Problematike është rritja e rasteve të dhunës digjitale ndërsa bashkëjetuesit denigrojnë apo shantazhojnë njeri-tjetrin nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale.
“Përmasa të gjera ka marrë jo vetëm dhuna në marrëdhëniet familjare por dhuna ne bazë gjinore në përgjithësi por sidomos dhuna digjitale, viktimat e kësaj dhune kanë përjetuar një herë në jetën e tyre dhunë digjitale”, shtoi Haxhiaj.
Sipas sociologëve rritja e rasteve të dhunës në familje vjen si shkak i varfërisë ekonomike dhe situatës së vështirë financiare të familjeve, mungesës së arsimimit apo kulturës qytetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht