Rriten rastet me Covid-19, mjekja: 90% e pacientëve janë të prekur nga virusi

10 Gusht 2024 | 15:41

Në dyert e mjekëve të familjes ka gjithmonë e më shumë pacientë që kanë nevojë për ndihmë mjeksore.

Ajo çka vihet re sipas mjekëve është rritja e rasteve me covid.

Mesa dhjetra vizitave që ata kryejnë gjatë një dite, 90% e tyre janë të prekur nga koronavirusi.

“Ditët e fundit vihet re një fluks i shtuar i numrit të pacientëve në qendrën tonë me viroza të stinës. Disa prej tyre paraqiten me simptoma si tempreatura, kolla e thatë, dhimbje fyti, kurse disa të tjerë me simptoma të gastroindestinal. Ajo që vihet re është një rritje e numrit të pacientëve me Covid.” -thotë mjekja Fabiola Gjona.

Por ata thonë se nuk ka vende për panik, sepse simptomat e sëmundjes janë të lehta dhe kalojnë pa problem, kujdes të shtuar duhet të kenë grupet e riskut.

“Me simptoma të lehta siç janë djegia e fytit, kolla e thatë, djersitja e shtuar janë simptoma që zgjasin 3 deri në 4 ditë. Rekomandohet që pacientët në këto momente të përdorin lëngje me shumcë dhe vitamina terapi.” -përfundon mjekja.

Edhe në shërbimin e ugjencës pediatrike në QSUT , këto ditë është verjtur rritje e numrit të fëmijëve të prekur nga koronavirusi, por pa komplikacione.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026