Rriten rastet me COVID, mjekët: Rreth 40% e testeve ditore dalin pozitive
Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të infektuara me coronavirus.
Në qendrën shëndetësore numër 6 në Kombinat, çdo ditë ka pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe realizimin e testit të shpejtë. Në një intervistë për Euronews Albania drejtori i kësaj qendre, Besar Hysi shprehet se rreth 40% e testeve dalin pozitivë.
“Kemi vënë re një shtim të rasteve me COVID, një nga arsyet ka qenë shtimi i turistëve. Kemi që javën e parë të shtatorit, ne kemi rritje të kryerjes së testeve. 20-25 në ditë dhe nga këto 7-10 dalin pozitivë. Numri mund të jetë pak më i madh se jo të gjithë bëjnë testin”, thotë Hysi.
Mjekët thonë se deri më tani simptomat zgjasin mesatarisht 5 ditë, janë të lehta dhe asnjë pacientë nuk është çuar për shtrim në spital.
“Shenjat të lehta, kollë, temperaturë subfebrile… Nuk kemi pas raste të rënda që t’i çojmë në spital, duke qenë se shenja nuk janë të rënda”, shprehet mjeku.
Sa i takon të prekurve, shumica janë të rritur mbi 40 vjeç, por ka edhe raste të fëmijëve të vegjël. Mjekët janë të mendimit se me uljen e temperaturave numri i të infektuarve do të vijë në rritje. Aktualisht në qarkullim janë nënvariantet e omicron, ndërsa në qarkullim ka edhe viruse të tjera sezonale.
LEXONI GJITHASHTU:
- A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma
- Grip e Covid në qarkullim/ 270 mijë vaksina antigrip vijnë në tetor për të riskuarit
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut