Rriten rastet me HIV në Kosovë, 29 raste te të reja në 11 muaj, shumica meshkuj

17 Nëntor 2024 | 14:25

Numri i të prekurve me HIV  në Kosovë është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. 29 raste të reja janë regjistruar në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vetëm në 11 muajt e këtij viti. Krahasuar me vitin 2020, numri i rasteve është rritur 14 herë.

“Nga viti 2005 deri më tani në 2024 gjithsej janë duke u trajtuar 90 pacientë në Klinikën Infektive…Në vitin 2023 janar-dhjetor kanë qenë gjithsej 13 raste të reja (me HIV). Kurse, në vitin 2024, prej janari deri në gjysmën  e nëntorit, janë lajmëruar 29 raste. Në vitin 2020 raste të reja kanë qenë vetëm dy raste të reja”, tha Arbana Kasumi mjeke infeksioniste në Kosovë.

Sa i takon të prekurve nga HIV, mjekja thotë se predominojnë të rinjtë dhe meshkujt.

“Mosha më e vjetër që mund të jetë është 67 vjet. Por moshat e reja i kemi, prej 12 vjet po supozoj që është paraqitur tek ne, por tani është rritur. Ka 18-vjeçar, 19-vjeçar e kështu me radhë. Gjinia më e prekur është gjinia mashkullore. Nëse e marrim nga viti 2005 deri më tani, janë tetë raste të gjinisë femërore që janë trajtuar. Nëse e bëjmë krahasimin me vitit të kaluar me vitin 2024, në vitin 2023 nuk e kemi pasur asnjë rast të prekur të gjinisë femërore për dallim që këtë vit i kemi dy raste”, u shpreh ajo.

Mes të infektuarve nuk mungojnë as format e rënda në stadin AIDS.

Por cilat janë shkaqet që numri i të infektuarve me HIV po rritet kaq shumë në Kosovë?

“Ajo që unë mendoj më shumë është mospërdorimi i masave mbrojtëse, prezervativëve që shkakton marrjen më shumë të marrjes së virusit të HIV-it”, tha Kasumi.

Pacientët shpesh vijnë në fazën e parë të infektimit , kur simptomat nuk kanë nisur ende.

“Ata kanë ardhur, janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv, pra kemi raste që janë pa ankesa. Por, simptomat tjera munden me qenë në fazën akute, temperaturë, ethe, dhimbje trupi, djersitje”, shprehet mjekja.

Mjekja bën me dije se të tjera simptoma të HIV janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. Mbajtja nën kontroll e sëmundjes me anë të terapisë bën të mundur mos kalimin në stadin AIDS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026