Hoxhaj: 80 raste më shumë të prekur me HIV/AIDS në 6 muaj në Shqipëri

4 Shtator 2024 | 19:05

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se fundmi për një rritje të rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si dhe shtatzënisë së padëshiruar për shkak të përdorimit të reduktuar të prezervativëve tek të rinjtë.

Sipas një raporti të OBSH-së, pothuajse një e treta e adoleshentëve (30 për qind) raportuan se nuk përdornin prezervativ ose pilula kontraceptive gjatë marrëdhënieve seksuale, domethënë midis 2014 dhe 2022, përqindja e të rinjve seksualisht aktivë që përdorën një prezervativ gjatë seksit ra nga 70 në 61 për qind tek të rinjtë dhe nga 63 në 57 për qind tek vajzat.

Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Personave të prekur me HIV/AIDS tha në emisionin People në Euronews Albania se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një kambanë alarmi për shoqërinë. ajo tregoi se vetëm në 6 mujorin e parë të vitit janë të paktën 80 raste të infektuara me HIV/ AIDS në vendin tonë.

“Vetëm për 6 mujorin e parë kemin 80 raste të infektuara me HIV, ndërkohë që shumica kanë edhe bashkinfeksion sifiliz apo papiloma virus. Ndërkohë, mesatarisht 100 raste kemi pasur gjithë vitin, janë grupmosha të reja. Ka edhe raste që kanë kërkuar profilaksi dhe nuk e kanë gjetur dhe kanë ardhur si pacientë. Po flasim për grupmosha aktivisht aktive që nuk mendojnë me logjikë”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026