Rriten tensionet mes BE-së dhe Hungarisë, shkak lehtësimet e vizave për rusët

20 Gusht 2024 | 12:38

Tensionet midis BE-së dhe Hungarisë janë intensifikuar lidhur me lëvizjen e supozuar të Budapestit për të lehtësuar kufizimet e vizave Shengen për qytetarët rusë.

Mosmarrëveshja vjen pas vizitës së diskutueshme të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë, menjëherë pasi Hungaria mori presidencën e BE-së, duke acaruar më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Bashkimit Europian dhe Hungarisë.

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, kishte kërkuar shpjegim nga Hungaria në lidhje me programin “Karta Kombëtare”, e cila thuhet se u mundëson qytetarëve rusë dhe bjellorusë udhëtime më të lehta brenda BE-së.

Çështja pritet të jetë një temë kyçe në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel më 28 gusht, i cili është zhvendosur nga Hungaria mes tensioneve të vazhdueshme.

Kwshtu Hungaria largohet nga tradita e mbajtjes së takimeve jozyrtare në kryeqytetin e vendit që mban presidencën e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026