Rriten tensionet mes Gjermanisë e Rusisë, përjashtojnë gazetarët e njëra-tjetrës

27 Nëntor 2024 | 15:55

Kompania televizive shtetërore e Rusisë në Gjermani, Channel One, njoftoi se Qeveria gjermane i ka urdhëruar dy gazetarë të saj të largohen nga vendi, duke e nxitur Moskën t’ua heqë akreditimin dy korrespondentëve nga grupi media gjerman, ARD, në shenjë hakmarrjeje.

Gazetarët e Channel One, korrespondenti Ivan Blagoi dhe kameramani Dmitry Volkov, thanë se u njoftuan se duhet të largohen nga Gjermania deri kah mesi i dhjetorit. Edhe vetë televizioni e konfirmoi dëbimin e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale të mërkurën.

Blagoi tha se autoritetet gjermane e arsyetuan këtë vendim duke thënë se ai “është në interes të sigurisë së Republikës Federale të Gjermanisë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në një konferencë për media të mërkurën se Moska ua ka hequr akreditimin dy korrespondentëve të ARD-së, duke thënë se “ne duhet të ndërmarrim kundërmasa”. Ajo nuk dha hollësi të tjera.

Dëbimet e tyre shënojnë zhvillimin më të fundit në një varg tensionesh në rritje midis Rusisë dhe vendeve Perëndimore lidhur me rolin e mediave shtetërore ruse.

Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, transmetuesit rusë janë përballur me ndalime, qasje të kufizuar në platformat e mediave sociale dhe me akuza për përhapjen e propagandës.

Channel One, një transmetues në gjuhën ruse i popullarizuar mes audiencës më të moshuar në Rusi dhe disa ish-republika sovjetike, është kritikuar për punën e tij.

ARD-ja është shoqatë e transmetuesve publikë gjermanë.

Thuhet se autoritetet gjermane e kanë akuzuar këtë kanal për përhapjen e propagandës dhe dezinformatave mes diasporës rusishtfolëse në Gjermani, e cila numëron qindra mijëra. Akuzat përfshijnë pretendimet se kanali e arsyeton pushtimin rus të Ukrainës dhe i portretizon mbrojtësit e Ukrainës si “nazistë”.

Dëbimet ndodhën pas një raporti të transmetuar nga Blagoi më 24 nëntor lidhur me Nikolaj Gajduk, një shtetas gjerman i arrestuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në tetor.

Raporti pretendonte se agjencitë perëndimore të inteligjencës, përfshirë CIA-n, ishin të përfshira në veprimet e supozuara të Gajduk, të urdhëruara nga shërbimet speciale ukrainase.

Koha e vendimit për të dëbuar gazetarët, menjëherë pas këtij transmetimi, ngre pyetje mbi dimensionet më të gjera gjeopolitike të incidentit.

Rusia është hakmarrë vazhdimisht ndaj masave kundër mediave e saj shtetërore. Pasi Gjermania e ndaloi RT-në, transmetuesin e mbështetur nga Kremlini, në vitin 2022, Moska e mbylli zyrën e Deutsche Welle në Rusi dhe anuloi akreditimet për gazetarët gjermanë.

Gjermania ka një numër të madh banorësh që kanë emigruar nga ish-Bashkimi Sovjetik, kryesisht gjermanë etnikë nga Kazakistani dhe Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026