Rritet bilanci, më shumë se 600 njerëz u vranë nga dhuna vdekjeprurëse në Siri

8 Mars 2025 | 20:15

Më shumë se 600 njerëz kanë humbur jetën në përleshje të dhunshme në Siri, pas shpërthimit të konflikteve mes mbështetësve të qeverisë dhe atyre që konsiderohen besnikë të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) raportoi se numri i të vdekurve në këto dy ditë është ndër më të lartë që nga fillimi i konfliktit sirian 14 vjet më parë.

Sipas të dhënave të SOHR, ndër të vdekurit përfshihen 428 civilë, 120 luftëtarë pro-Assad dhe 89 personel nga forcat e sigurisë. Dhuna filloi të bëhej e dukshme të enjten pasdite kur militantët pro-Assad zunë pritë ndaj forcave siriane të sigurisë në rajonin e Latakias, një ish bastion i liderit të rrëzuar, ku jetojnë shumë nga pakicat alavite, të cilët përbënin bazën e tij mbështetëse.

Të premten, vrasjet hakmarrëse filluan nga persona të armatosur myslimanë sunitë, të cilët sulmuan anëtarët e komunitetit pakicë alavit të lidhur me regjimin.

Qeveria siriane deklaroi se po i përgjigjet sulmeve të shkaktuara nga mbetjet e forcave të Asadit dhe fajësoi “veprimet individuale” për këtë valë të dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026