Rritet fluksi në Kakavijë pas Pashkëve, emigrantët rikthehen drejt Greqisë

13 Prill 2026 | 10:51

Pas përfundimit të Pashkëve në vendlindje, bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj.

Gjatë ditës së hënë në sportelet e daljes në doganën e Kakavijës është regjistruar fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë. Sipas Policisë Kufitare në këtë doganë, janë regjistruar 4.562 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2.241 në hyrje dhe 2.321 në dalje, si dhe 1.554 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 730 në hyrje dhe 824 në dalje.

Për evitimin e radhëve të pritjes në kufi Policia Kufitare po punon me 4 sportele në hyrje 3 në dalje në bazë të fluksit të lëvizjes në kufi, ndërsa nuk janë konstatuar radhë pritje në sportelet e kontrollit të dokumentave.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të regjistrohet përgjatë gjithë kësaj jave ndërsa bashkëatdhetarët tanë rikthehen në shtetin grek.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026