Rritet infertiliteti te çiftet, mjekja: Mosha që kërkojnë fëmijë 30-35 vjeçe
Situata ekonomike, emigracioni dhe fertiliteti janë disa prej faktorëve që ndikojnë në rënien e lindshmërive.
“E rëndësishme për ne si mjekë është që mos të ndodhi një ulje e numrit të lindjeve për shkak të mungesës së informacionit, që mos të ndodhi një ulje e numrit të lindjeve për shkak të mungesës së aksesit tek mjekët që ndihmojnë për ta rritur një shtatzëni, që mos të ndodhi një ulje e numrit të lindjeve për shkak të mungesës së shërbimeve”, thotë Otilja Dekovi, mjeke gjinekologe.
Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzënisë dhe sipas studimeve kjo shifër është në rritje. Qeveria duhet t’i kushtojë vëmendjen kësaj kategorie përmes mbështetjes financiare në mënyrë që të rritet numri i lindshmërive.
“Në vendin tonë kemi parë një rritje të infertilitetit me shifra më të larta se në vendet e tjera, sigurisht për këtë duhen studime të mirëfillta për shkak të faktorit mashkull. Është shumë e rëndësishme ndërhyrja e shtetit për të mbështetur ata njerëz që nuk i kanë mundësitë financiare për të përballuar procedura të kushtueshme siç janë metodat e riprodhimit të asistuar për t’i ndihmuar përmes paketave të caktuara”, shpjegon mjekja.
Lindja e fëmijëve vitet e fundit po vjen në një moshë gjithnjë e më të madhe për femrat.
“Trendi për të kërkuar një shtatzëni varion nga mosha 30-35 vjeç, kjo është mosha mesatare, ndërkohë më përpara kanë qenë mosha më të reja ku kërkonin një shtatzëni”, thotë Dekovi.
Sipas INSTAT lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
- Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, thotë mjekja gjinekologe
- Kryeministri Rama ‘krenohet’ me lindjet jashtë Shqipërisë
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë