Rritet me 49% numri i turistëve në Durrës, interes për historinë e trashëgiminë

11 Qershor 2024 | 17:03

Këtë fillim-sezoni turistët po e zgjedhin Durrësin, jo vetëm për detin, por edhe për historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore. Të dhënat nga “Qendra Muzeore” reflektojnë një rritje të numrit të vizitorëve, kryesisht në amfiteatër, nga janari deri në maj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kemi 49% rritje të turistëve. Pra, nga 5000 në vitin 2023, kemi përreth 8000 në vitin 2024 deri në këtë kohë që jemi sot” tha Jona Saraçi, specialiste e Qendrës Muzeore Durrës.

Ajo shton se shumica janë turistë nga vende të ndryshme evropiane dhe kryesisht moshat e treta.

“Janë moshat e treta, që kanë interes shumë më të lartë, ndoshta edhe për shkak të kohës së tyre të lirë, që i favorizon. Interesin më të lartë e kanë vendet si Gjermania, Polonia, Italia, Spanja, por polakët dhe gjermanët mbizotërojnë më shumë” tha Saraçi

Ata e vizitojnë Shqipërinë për herë të parë dhe përshtypjet fillestare janë shumë pozitive.

“Qyteti duket shumë më i bukur nga ajo që kemi parë. Më shumë na bën përshtypje mikpritja, jeni shumë të sjellshëm ju, por gjithashtu dhe vlerat historike që ka qyteti. Gjithashtu edhe çmimet janë shumë mirë” tha një nga turistët.

Amfiteatri i Durrësit është e zbukuruar me afreske dhe mozaikë të ndryshëm në muret e saj. Këto dhe të tjera veçori tërheqin çdo vit një numër të madh vizitorësh, të cilët dëshirojnë të njohin nga afër vlerat historike dhe arkitekturore të tij.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026