Rritet mosha e daljes në pension, më shumë vite punë për gratë

5 Janar 2025 | 14:40

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma e vitit 2014 për tregun e sigurimeve shoqërore në Shqipëri.

Mosha e daljes në pension për gratë është rritur nga ky janar. Nëse në vitin 2024, një grua duhet të kishte 38 vite, vjetërsi pune për të dalë në pension 61 vjeçe e 6 muaj, nga ky vit ajo duhet të punojë 2 muaj më shumë.

Ndërkohë, për burrat mosha për të dalë jashtë sistemit të punës është 65 vjeç dhe do të mbetet e pandryshuar edhe për 9 vitet në vazhdim. Por, për ta ndryshon portofoli i sigurimeve shoqërore. Pra, vjetërsia e punës që deri vitin e kaluar njihej për 38 vjet, tashmë, ai duhet të ketë në sistem 38 vite e 4 muaj, për të fituar pensionin e plotë.

Prej 9  vitesh, skema e pensioneve  ndryshon, si rrjedhojë e reformës së vitit 2014, dhe pritet të ndalet në vitin 2056, kur mosha e daljes në pension të barazohet për burrat dhe gratë  në 67 vjeç.

Të dhënat nga sigurimet shoqërore tregojnë se pensioni mesatar në vendin tonë është 19 mijë lekë, ndërkohë që përfitues të pagesave mujore janë 723 mijë individë.

Llogaritet që çdo vit, rreth 15 mijë qytetarë dalin nga tregu i punës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026