Rritet ndjeshëm bitcoin, niveli më i lartë për këtë vit

5 Dhjetor 2023 | 16:04

Monedha virtuale bitcoin ka kaluar shifrën e 41 mijë dollarëve. Rritja e fundit e ka çuar kapitalin total të tregut të kriptove në 1.54 trilion dollarë, niveli më i lartë i arritur këtë vit.

Bitcoin shënoi rritje të vlerës së saj duke arritur në mbi 41 mijë dollarë për herë të parë në 20 muaj. Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë regjistroi një rritje ditore 5.7% duke arritur deri në 41.700 dollarë, niveli më i lartë që nga muaji maj 2022.

Edhe tregu i kriptovalutave po dëshmon performancën më të mirë me rritje 3.8% në baza ditore ose 1,54 trilionë dollarë.

Të dhënat i transmeton faqja e internetit që vlerëson çmimet e aseteve dixhitale, CoinMarketCap.

Për ekspertët, besimi në rritje në tregun e kriptove është ushqyer nga pritshmëritë për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA në vitin 2024, ku që nga fillimi i vitit rritja vlerësohet në 140%.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim pritet të miratojë ETF-të për investime në Bitcoin, gjë që po rrisë interesin e investitorëve profesionistë për kriptomonedhën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026