Rritet në mënyrë dramatike numri i viktimave në Turqi dhe Siri
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për shenja jete në rrënojat e mijëra ndërtesave, qe pa pas nje nga termetete më vdekjeprurës në botë në nje 100 vitet e fundit.
Deri tani shifrat flasin per 16,000 jetë te humbura nga termeti.
Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën e ciola nuk eshte aspak e favorshme për të nxjerrë të mbijetuar të tjerë nga rrënojat me shume se tre ditë pasi dy tërmete goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Të paktën 12,391 njerëz humben jetennë Turqi, 62,914 eshte numri i të plagosurve, dhe në veri të Sirisë numri i të vdekurve është rritur në 2,992. Mijëra ndërtesa janë shembur
Bashkimi Evropian do të organizojë në mars një konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë.
Konferenca, e cila do të mbahet në Bruksel, do të mobilizojë fonde nga bashkësia ndërkombëtare për të mbështetur popullin e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.
Sipas njoftimit të BE-së, qëllimi i konferencës së nivelit të lartë, e cila do të jetë e hapur për vendet anëtare të BE-së, vendet fqinje, anëtarët e OKB-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe palët e tjera të interesuara, është që të koordinojë reagimin e donatorëve dhe të mbledhë fonde për të mbështetur rimëkëmbjen e këtyre dy vendeve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri suedez, Ulf Kristerson, vendi i të cilit kryeson unionin, u erane dakort për organizimin e kësaj konference.
Von der Leyen tha se janë të tronditur nga pasojat shkatërruese të tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, dhe se prioritet tani për tani është shpëtimi i sa më shumë jetëve.
“Prandaj, menjëherë është aktivizuar mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së, i cili deri më tani ka dërguar 31 ekipe kërkim-shpëtimi dhe 5 ekipe mjekësore nga 23 vende anëtare”.
“Por, ne po u dërgojmë një mesazh qytetarëve të Turqisë dhe Sirisë: BE-ja do të mbështesë komunitetet tuaja, sepse askush nuk duhet të lihet vetëm në tragjedi si kjo”, tha Von der Leyen.
Kryeministri suedez tha se tërmeti në Turqi dhe Siri është një “katastrofë e paprecedentë”.
Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës.
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak