Rritet numri i hetimeve të SPAK për krime zgjedhore
SPAK po heton 18 çështje penale për zgjedhjet e 11 majit, 5 prej tyre të nisura me iniciativë të prokurorëve.
Gjatë dy ditëve të fundit, numri i çështjeve nën hetim është rritur me 2 dosje të reja, njëra prej të cilave ka nisur si hetim kryesisht.
Shifrat janë bërë publike nga SPAK në një përgjigje të dhënë ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për informacion.

Nga këto, 5 procedime janë regjistruar kryesisht, me nismë të vetë prokurorëve. Kjo tregon se SPAK ka qenë i vëmendshëm edhe ndaj deklaratave publike, shkrimeve mediatike, si dhe informacioneve nga burime të hapura.
Në lidhje me denoncimet online, në platformën zyrtare “Denonco krimin zgjedhor” të SPAK janë depozituar deri tani 19 kallëzime nga qytetarët.
Asnjë prej këtyre denoncimeve nuk është kthyer në procedim penal nga SPAK, por ato janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ose janë dërguar për verifikime të mëtejshme në Policinë e Shtetit.
SPAK është kompetent për një listë të kufizuar veprash penale që lidhen me zgjedhjet, si korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, ose kur vepra penale është kryer nga zyrtarë të lartë, apo në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë