Rritet numri i makinave në Shqipëri, mbi 1 milion në qarkullim

8 Gusht 2025 | 12:04

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në 1.002.582 njësi. Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të tyre me 80,8%, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, secili me nga 5,9%.

Qarku i Tiranës mbetet në krye për numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, me 34,8% të totalit, ndërsa Durrësi zë vendin e dytë me 13,6%. Në fund të listës renditen Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% janë autovetura. Sërish, Tirana dominon me 44,2% të regjistrimeve të reja.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,6%, regjistrimet e reja kanë rënë me 7,3%.

Në kategorinë e mjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 20,1% të regjistrimeve, i ndjekur nga Mercedes Benz me 15,8%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026