Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Tibet, 126 të vdekur
7 Janar 2025 |
17:38
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.1 që goditi rajonin e Himalajeve të Tibetit në Kinën jugperëndimore mëngjesin e sotëm është rritur në 126, njoftuan autoritetet kineze.
Më herët u bë e ditur se nga tërmeti humbën jetën 95 persona dhe 130 u plagosën.
Më shumë se 1000 shtëpi janë shkatërruar dhe ekipet janë duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja dhe duke shpërndarë batanije dhe gjëra të tjera të nevojshme për të prekurit, sipas mediave shtetërore kineze.
Sipas Shërbimit Meteorologjik të Kinës, temperatura aktuale në zonë është minus tetë.
Banorët kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike.
Hyrja në Parkun Kombëtar të Malit Everest është e mbyllur.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng