Tërmet në Kosovë, kjo është epiqendra
Një tërmet është ndier në Kosovë, përkatësisht në juglindje të zonës së Kaçanikut, kështu bënë të ditur drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
Sipas Mustafës tërmeti që u regjistrua të hënën në orën 18:44 ishte me magnitudë prej 2.6 shkallë të rihterit, transmeton KosovaPress.
Ai ka shkruar në Facebook se tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët e juglindjes, dhe sipas tij, dridhja e tokës nuk e kishte potencialin që t’i rrezikojë banorët nga ndonjë dëm material për shkak të forcës së ulët.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës – ME dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 06/01/2025 n’ora 18:44 sipas kohës lokale. Territori i Kosovës dhe i Maqedonisë Veriore (zona Juglindore e Kosovës dhe zona Veriperëndimore e MV) është goditur me një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 8 km”, ka shkruar Mustafa
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng