Certifikohet lista e votuesve në Kosovë, të drejtë vote 2 mln e 75 mijë qytetarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën e Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.
Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është 1 milionë e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.
“Lista përfundimtare e votuesve i është nënshtruar edhe verifikimit. Ky numër i votuesve që është prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votuesve si listë përfundimtare. Nuk është një listë tërësisht e pastër, për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak se qytetarët nuk ia kanë njoftuar organet kompetente. Ndryshe nga çdo palë zgjedhje tjetër që është mbajtur më parë, në këto zgjedhje lista e votuesve është krijuar me dy data baza. Me atë të gjendjes civile dhe departamentit të dokumentit të prodhimit. Prandaj, nga kjo listë nuk mbetet askush jashtë, ndryshe se çka ka mundur të ndodhë në raste të caktuara. Ndërsa numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovë është 104 mijë e 924 votues, prej të cilëve 84 mijë e 525 kanë zgjedhur mënyrën e votimit përmes postës dhe 20 mijë e 399 votues kanë zgjedhur mënyrën e votimit fizik në përfaqësi diplomatike. Në dallim prej zgjedhjeve të fundit lokale të 17 dhjetorit është 174 mijë e 888 votues më shumë”, tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ.
Po ashtu në këtë mbledhje u miratua rekomandimi për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, i cili u vendos qe për vendvotime në zonat rurale numri i votuesve të jetë 999 votues.
Ndërsa në zonat urbane u vendos që numri i votuesve në vendvotime të jetë 950 votues.
KQZ në këtë mbledhje mori vendim po ashtu që në Tiranë dhe Podgoricë të mos mbahet votim fizik në këto përfaqësi diplomatike, kjo për shkak se në disa përfaqësi diplomatike numri i shtetasve të regjistruar për votim fizik është shumë i vogël, nën 50 votues.
Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani, tha se gjithë votuesit e regjistruar, KQZ do t’i informojë se do të mund të votojnë përmes postës.
“Ka disa shtete që kanë një numër më të vogël 50 votues. Ne kemi konsideruar që dy prej tyre në Podgoricë dhe Tiranë të mos hapen për votim, në këtë rast 8 persona që janë regjistrua, këtyre votues të ju mundësohet votimi përmes postës” tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ.
Më 29 gusht 2024, KQZ ka miratuar listën prej 35 Qendrave të Votimit me gjithsej 47 vendvotime të planifikuara për votim në 19 Ambasada dhe 16 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 22 shtete të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael