Kryepeshkopi Janullatos në spitalin e Athinës, mjekët: Është në gjendje stabël
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transferua dje nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.
Sipas mediave greke kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk është i intubuar dhe po komunikon normalisht, ndërsa iu është nënshtruar një sërë analizash laboratorike.
Mjekët po monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe, ndërsa sot pritet përditësimi i parë mjekësor mbi shëndetit të tij.
Mësohet se Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, shkak për të cilin u mor edhe vendimi për transferimin e tij.
Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal. Shtrimi i tij u konsiderua i nevojshëm duke marrë parasysh moshën 95 vjeçare dhe gjendjen e tij shëndetësore,
Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”, (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.
LECONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)