Shpërthejnë fishekzjarret te pika e shitjes, një i plagosur rëndë në Kosovë

1 Janar 2025 | 09:46

Një incident është regjistruar në Kosovë, në prag të ndërrimit të viteve. Në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren, në datën 31.12.2024 rreth orës 21:33 kanë shpërthyer aksidentalisht lëndët piroteknike te një pike shitje në trotuar.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale te bizneset aty ndërsa një person ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e Kosovës ka dalë në një njoftim zyrtar ku shpejgon rrethanat e ngjarjes.

“Policia në Prizren dt. 31.12.2024 rreth orës 21:33 ka pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet PRISHTINA” në Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar të rrugës. Dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje, deri më tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Gjendja e tij është me lendime të rënda sipas informates është dërguar për në QKUK- Prishtinë. Si dhe deme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast. Po astu në vend ngjarje për kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili po ashtu është në vend ngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendin e ngjarjes me hetuesin kujdestar. Duhet çekur se për momentin situata është nënkontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Ndërsa nga festimet në orët e ndërrimit të viteve janë lënduar 24 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion

Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në rajonin e Ballkanit gjatë muajit qershor, sipas një përmbledhjeje të...
11:16 | 19/07/2026

Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku një person është arrestuar dhe një...
10:48 | 19/07/2026

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026