Viti i Ri 2025 “troket” në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në çdo qytet
Viti i ri 2025 tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Në të gjitha qytetet e vendit Viti i Ri është pritur me fishekzjarre.
Në Tiranë me qindra qytetarë e pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej ku i pranishëm ishte edhe krytari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Veç koncertit ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë, Bashkia e Tiranës kishte organizuar hedhjen e fishekzjarreve,të cilat ndriçuan qiellin e kryeqytetit.
Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë fesive dhe spektakël fishekzjarresh po ashtu në të gjitha sheshet qendrore të qyteteve të tjera në vend. Në Gjirokastër, qielli është ndriçuar, mbi kalanë e gurtë, ndërsa shfaqjen e kanë shijuar banorët dhe turistë që zgjodhën ta festojnë Vitin e Ri në qytetin e gurtë.
Përgjatë festimeve nuk janë regjistruar ngjarje apo incidente nga përdorimi i fishekzjarreve, ndërkohë që në në urgjencën e spitalit janë paraqitur disa persona të cilët kanë shfaqur probleme nga alkooli.
Atmosfera festive u shijua edhe në Korcç, Shkodër, Elbasan e Durrës, ku incidentet nga shpërthimi i fishekzjarreve ishin të pakta.
Spitalet e Vlorës dhe Korçës, raportojnë për djegie të lehta në duar të dy personave, ndërsa në Elbasan, një fëmijë ka pasur djegie në sy.
Korrespondentët e EuroneWs Albania raportojnë për festime me fishekzjarre dhe koncerte, edhe në qytetet e vogla, me qytetarë që kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Si u prit Viti i ri në Korçë:
Viti i Ri 2025 në Gjirokastër:
“Euronews Albania, uron të gjithë shqiptarët kudo ndodhen për një vit plot shëndet e mbarësi, 2024 shpresojmë të ketë marrë me vete situatat e vështira. Gëzuar Vitin e Ri 2025!!!”
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve