Festimet për Vitin e Ri/ 16 persona të dëmtuar nga fishekzjarret!
Në natën e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi punonjësit e Policisë në detyrë dhe përcolli urimet për qytetarët dhe efektivët.
Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”
“Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit”.
Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete, akse rrugore si dhe pranë lokaleve ku vijojnë festimet.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm ka dërguar një mesazh të posaçëm për të gjithë punonjësit e Policisë, i cili është shpërndarë në numrin personal të çdo punonjësi:
Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm:
“Njerëzit janë aseti më i vlefshëm i organizatës tonë. Të falënderoj për përkushtimin tënd ndaj misionit tonë të përbashkët. Urimet më të mira për ty dhe familjen tënde.
Gëzuar Vitin e Ri 2025!!!
Njëkohësisht, Drejtor Proda ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët, duke u uruar një vit të mbarë dhe të begatë. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, duke garantuar se Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe e vendosur në luftën ndaj krimit, për të ndërtuar një ambient shoqëror më të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit