Viti i Ri 2025 fillon me binjakë, kush janë bebet e para

1 Janar 2025 | 00:39

Viti i Ri 2025, ka ardhur me binjakë! Ndonëse vetëm pak minuta kanë kaluar që nga nisja e këtij viti dy bebet e para kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ares dhe Rajd, janë foshnjat e para të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Mirë se erdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë❤️

Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”,-shkruan ministrja Albana Koçiu.

Edhe kryeministri Rama ka uruar për ardhjen në jetë të dy vogëlushëve:

“Çfarë viti filloi 😍😍

Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026