Rritje e përdorimit të gazit, mbi 1 milion bombola te importuara gjatë vitit 2020 

11 Korrik 2021 | 17:55

Përdorimi i gazit për ngrohje, gatim apo makina është rritur gjatë pesë viteve të fundit, rreth 152 mijë ton. Këtë konfirmojnë për Euronews Albania të dhënat zyrtare të importit nga doganat.

Gjatë vitit qe shkoi, u futën në vend rreth 1 milion bombola, ndërsa, numri i impianteve për makina është rreth 10 mijë.

Në 2017-n u importuan rreth 120 mijë ton gaz dhe shifrat kanë ardhur në rritje të ndjeshme çdo vit. Në 6 muajt e parë të 2021-shit në doganat shqiptare kanë kaluar 83 mijë ton gaz.

Nëse ritmi vazhdon i njëjtë dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, me gjasë viti 2021 mund të shënojë një rekord të ri.

Krahas gazit në tregun vendas janë importuar dhe bombola të të gjitha madhësive, të reja ose të përdorura, bosh ose plot, pajisje sigurie për to, si dhe impiante gazi për makina.

Siguria e bombolave të gazit u rikthye në vëmendje pas dy aksidenteve të fundit në Velipojë e Koplik.

Sipas të dhënave zyrtare të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, 17 aksidente nga bombolat e gazit kanë ndodhur në Shqipëri në dy vitet e fundit. 

Janë 32 pika të tregtimit të gazit me shumicë në vend. Aktualisht shtatë pika tregtimi janë gjetur me shkelje të rregullave të sigurisë nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe janë pezulluar për 90 ditë.

Viti Sasia e gazit të importuar në kilogramë
2017  120.072.149
2018 123.194.684
2019 139.559.563
2020 151.912.097
2021 83.702.716

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026