Rritet presioni mbi Belgjikën për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Kievin

14 Nëntor 2025 | 16:46

Presioni politik mbi Belgjikën që të heqë rezervat e saj dhe të bjerë dakord për një plan për të lëshuar një kredi dëmshpërblimi për Ukrainën duke përdorur asetet e ngrira ruse, po rritet kanë bërë me dije Euronews.

Sipas raportimeve, propozimi parashikon një kredi prej 140 miliardë eurosh të lëshuar si mjeti për të financuar nevojat ushtarake dhe buxhetore të Ukrainës për dy vitet e ardhshme.

Ideja është inovative dhe mbështetja për të po intensifikohet pasi Komisioni Evropian dhe ministrat e financave vlerësuan meritat e saj si opsioni më i mirë në dispozicion.

“Përfundimi im është se propozimi i Komisionit është opsioni më i mirë dhe më realist, dhe duhet të trajtohet si çështje me përparësi të lartë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me të gjitha shtetet anëtare për të hapur rrugë më të mirë , tha Ministrja daneze e Financave, Stephanie Lose.

Valdis Dombrovskis, Komisioneri Europian për Ekonominë, tha se plani do të siguronte financimin e Ukrainës pa “vendosur barrë shtesë” mbi shtetet anëtare me kapacitet të kufizuar fiskal.

Komisioneri theksoi se çdo ndihmë e ofruar për Ukrainën duhet të jepet kryesisht në formën e granteve për të mbajtur nën kontroll barrën e borxhit të vendit të shkatërruar nga lufta. Kjo do të thotë që nëse asetet ruse kursehen, alternativa do të ishte mbledhja e parave në tregje, qoftë bashkërisht nga BE-ja ose individualisht nga shtetet anëtare.

“Ka mundësi të tjera. I diskutuam ato. Por padyshim, ato vijnë me kosto më të larta fiskale për shtetet anëtare. Jemi nën presionin e kohës dhe duhet të ecim përpara në një mënyrë konstruktive, pragmatike dhe bashkëpunuese”, tha ai.

Më herët të enjten, Ursula von der Leyen e përshkroi kredinë e dëmshpërblimeve si “mënyrën më efektive” për të mbështetur luftën e Ukrainës për liri dhe për të rritur kostot për Moskën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kredia do të ishte një “humbje e madhe” për Rusinë.

“Të ngrish paratë është një gjë, por t’ia japësh ato Ukrainës është diçka tjetër”, shkroi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026