Rritet rreziku nga zjarret në Kaliforni, 80 mijë njerëz pa energji elektrike

14 Janar 2025 | 15:49

Zjarret në Los Angelos kanë shkaktuar dëme të shumta por rreziku vijon ende. Shërbimi Kombëtar i Motit ka kërkuar vazhdimisht kujdes ekstrem, duke paralajmëruar për një situatë akoma më të rrezikshme gjatë mesditës së sotme.

“Kushtet kritike të motit për shkak të zjarreve do të vazhdojnë në Kaliforninë Jugore deri të mërkurën për shkak të erërave të moderuara deri në lokale të forta të Santa Ana,” tha NWS.

Frika për shkatërrime të tjera të mundshme është rritur, pasi era kërcënon të ndryshojë dhe nxis flakët. Kjo për shkak se priten erëra të nxehta dhe të thata nga verilindja me shpejtësi 30-40 km/h, me rrebeshe deri në 65 km/h.

“Qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Jini të përgatitur për të evakuuar. Shmangni çdo gjë që mund të ndezë zjarr”, tha NWS.

Ndër të tjera, më shumë se 80 mijë njerëz janë pa energji elektrike në Kaliforninë Jugore.

Rreth 20 mijë njerëz janë pa energji elektrike gjithashtu në qarkun fqinj Ventura, ku një zjarr i vogël ka shpërthyer gjatë natës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026