Rritet trysnia e zgjedhjeve presidenciale, digjen disa kuti votimi në SHBA

29 Tetor 2024 | 08:35
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete amerikane po rrisin trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët synojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor.
Kjo situatë vjen në kontekstin e votimeve të hershme që po zhvillohen në të gjithë vendin dhe me afro miliona amerikanë që pritet të drejtohen në qendrat e votimit javën e ardhshme.

Shteti i Uashingtonit ka konfirmuar se policia lokale dhe FBI-ja po hetojnë një incident në të cilin dyshohet se një “pajisje ndezëse” ishte vendosur në një kuti mbledhje votash në Vankuver.

Zyrtarët raportuan se nuk kishte të lënduar, por disa fletë votimi ishin dëmtuar.

Më herët, në Portland të Oregonit, u raportua për një pajisje ndezëse në një kuti votimi, por një mekanizëm kundra zjarrit ndihmoi në shmangien e dëmtimeve të mëdha, me vetëm tre fletë votimi të prekura.

“Sulmi ndaj kutive të votimit është një sulm ndaj demokracisë sonë dhe është krejtësisht e papranueshme,” tha Sekretarja e Shtetit të Oregonit, LaVonne Griffin-Valade. Në një reagim të ngjashëm, Sekretari i Shtetit të Uashingtonit, Steve Hobbs, dënoi çdo akt dhune që synon të prishë zgjedhjet.

Këto incidente pasojnë një sulm të ngjashëm në një kuti postare në Feniks të Arizonës, ku një i dyshuar u arrestua për vënien e zjarrit që çoi në dëmtimin e rreth 20 fletëve votimi.

Këto ngjarje ndodhin në një kohë kur zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë lëshuar alarmin për rritjen e dhunës së mundshme të lidhur me zgjedhjet nga ekstremistë brenda vendit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka paralajmëruar se ekstremistët e dhunshëm përbëjnë kërcënimin më të madh fizik për zyrtarët, votuesit dhe infrastrukturën e lidhur me zgjedhjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026