Rritja e çmimeve në Kosovë, Kurti: Jemi në demokraci
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se ngritja e çmimeve të produkteve elementare dhe naftës është kosto e lirisë dhe demokracisë.
Ai tha se agresioni rus në Ukrainë po dikton rritjen e çmimeve dhe se qeveria nuk i vendos ato, e aq më pak ai, raporton KosovaPres.
Në mbledhjen e qeverisë, kreu i ekzekutivit premtoi rigorozitet në kontrollet për manipulimet dhe përfitimin e mundshëm në emër të krizës.
“E di dhe e kuptoj shqetësimin e secilit prej jush që është gjithsecili prej nesh për rritjen e çmimeve edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne, as si vend dhe as si qeveri. Ajo megjithatë po na prek edhe neve. Kur para 13 ditëve iu bashkuam botës perëndimore për të vendosur sanksione kundër agresionit rus në Ukrainë, një kosto e tillë ishte e pashmangshme. Mirëpo kjo është kosto e lirisë dhe demokracisë”, tha ai.
Ai tha se vartësia e Kosovës nga importi është e madhe, pasojë siç tha ai e ish-qeverive të kaluara që nuk e kanë trajtuar me prioritet prodhimin vendor.
“Për shumë gjatë prodhimtaria vendore nuk është trajtuar me prioritet nga ata të tjerët që dikur uleshin këtu në vend tonin. Por pavarësisht gjithë kësaj, si qeveri jemi munduar të zbusim ndikimin e kësaj situate. Sidomos tek ata që janë më të cenueshëm, pasi krizat na prekin të gjithëve, por jo të gjithëve njësoj”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna