Rritja e çmimit të patentave, drejtuesit e atoshkollova në Tiranë bojkotojnë punën

5 Shkurt 2024 | 16:39

Drejtuesit e autoshkollave kanë nisur sot bojkotin një javor. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë protestë kombëtare.

260 autoshkolla në rang kombëtar ditën e sotme kanë bojkotuar punën në terrën me praktikën si shenjë proteste ndaj autoriteteve të transportit rrugor për shkak të ndyshimeve të fundit. Kohëzgjatja e pajisjes me leje drejtim, si dhe  shtrenjtimi vetëm i kartonit jane disa nga motivet se përse shoqata e autoshkollave ka shkuar në bojkot.

Në bazë të ndryshimeve, Shoqata e Autoshkollave të Shqipërisë pretendon se janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës”,

Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformim në kohën e duhur si grup interesi  për vendimet e marra.

Formalizimi, pagesa në banka të nivelit të dytë dhe evitimi I kryqit të kuq si kohë e çuar dëm janë disa nga pikat e parashtruara sot.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, autoshkollat ishin dakord për një rritje të tarifave për lejen e drejtimit, por për shkak të polemikave që pati tek qytetarët, kjo rritje tarife u anulua. Autoshkollat shprehen se duhet të ketë një rishikim pasi kostot e tyre janë të larta.

Autoshkollat i kanë dhënë kohë deri të premten drejtorisë së transporteve që të ulen në tryezën e diskutimeve, në të kundërt të shtunën ata paralajmëruan protestë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026