Rritja e pagave, Ibrahimaj: Miratohet javën tjetër, në qershor edhe shtesa e prillit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha nga Shkodra se projektligji për rritjen e pagave do të votohet javën tjetër në Kuvend dhe më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave.
Ibrahimaj u shpreh se të gjithë punonjësit e sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha nivelet e administratës, në qershor do marrin pagat e rritura bashkë me shtesën e muajit prill që nuk e morën për shkak të shtyrjes së miratimit të vendimit.
“Projektligji për rritjen e pagave pritet të miratohet javën e ardhshme në kuvend dhe më tej do vijohet me miratimin e akteve nënligjore që rritja e pagave të bëhet realitet për punonjësit e sigurisë, shëndetësisë, arsimtarët dhe të gjithë administratës. Ky do të jetë hapi i parë këtë vit. Pagat në qershor do jenë të rritura dhe do kenë shtesën që nuk keni marrë në prill. Në mes të vitit të ardhshëm pagat do kenë një rritje me 30-60 për qind”, tha ministrja.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë