Rritja ekonomike 2.7%, PBB udhëhiqet nga tregu i pronave

3 Korrik 2023 | 16:43

Rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 arriti në 2,7%.

Shifrat tregon se ky është ritmi më i ulët i rritjes, që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Nga ana tjetër, konsumi final i popullatës ka shënuar rritje me 2.15% E ndarë në sektorë, duket se ekonominë e kanë mbajtur në këmbë pasuritë e paluajtshme. Ky treg regjistron kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 0.62 pikë përqindje.

Zëri i dytë me kontributin më të lartë janë “argëtimi dhe aktivitetet e shërbimit” me 0.6 pikë përqindje, ndjekur nga “arsimi dhe shëndetësia” me 0.5 pikë përqindje. Degët, që kanë dhënë kontributin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është bujqësia, si dhe aktivitetet profesionale të administrimit.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me një rritje prej 1,4%.

Ritmet e rritjes së ekonomisë në këto nivele, reflektojnë pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026