“Rritje deri në 40% për apartamentet në bregdet”, Çoçoli zbulon çmimet e kripura
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, i ftuar në Euronews Albania tha se çmimet në bregdet janë rritur me 25 deri 40%.
Ai tha se duke pasur parasysh kërkesën e shtuar nga turistët për të pushuar në bregdetin shqiptar duhet të fillojmë të harrojmë uljen e çmimeve në këtë zonë pasi sa më shumë rritet interesi i të huajve për bregdetin tonë, aq më shumë rriten edhe çmimet.
“Ta harrojmë që do na ulen ndonjëherë çmimet me mënyrën se si po shkon kërkesa për pushimet në bregdet, sepse në të gjithë rajonin ka një kërkesë të tillë. Çmimet për metër katror i apartamenteve bregdetare, çmimet janë çmendur të gjitha. Pse? Sepse në radhë të parë kemi më shumë kërkesa nga turistët europiano-perëndimor.
Tashmë janë shtuar edhe turistët nga Azia e largët, pra operatorët turistik thonë se kanë më shumë 35% pronotime. Kjo përkthehet në rritje interesi. Ndaj kemi çmime që janë rritur me 25 deri 40% në krahasim me një vit më parë. Kjo nënkupton se nëse ke një ëndërr për të blerë një apartament duhet të mendoheni mirë”,-tha eksperti i ekonomisë Çoçoli.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit