“Do ketë masa të tjera për Kosovën”, analistja: Situatë e paralajmëruar…
Analistja Alma Lama ka komentuar për Euronews Albania zhvillimet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës, ku situata është tensionuar për shkak të protestave të dhunshme kundër futjes së kryekomunarëve shqiptarë në komunat përkatëse.
Ajo tha se pritet që SHBA të përshkallëzojë masat e marra ndaj Kosovës. Sipas Saj kjo situatë ka qenë e paraljmëruar më herët, pasi ndërkombëtarët e lajmëruan Kurtin të mos merrte vendime të njëanshme.
“Unë besoj se mund të ketë masa të tjera të përshkallëzuar. Si kjo që ndodhi tani nuk ka pasur asnjë gjuhë kaq deklarative dhe konfrontuese mes qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne kishim deklaratën e sekretarit Blinken, i cili thotë drejtpërdrejtë që mund të humbim nga këto raporte, kemi deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë që thotë se nuk kanë vullnet për të ndihmuar Kosovën në çështjen e njohjeve apo të integrimeve euro-atlantike dhe në këtë fushë mund të vijnë edhe sanksionet e tjera.
Po kështu në programe të ndryshme, që lidhen me sigurinë, me mbrojtjen deri te shpallja “non grata” për të gjithë ata që jo vetëm nuk dëgjojnë këshillat e SHBA-ve dhe të BE-së por që edhe nxisin tensione. Zoti Kurti po bën sikur është i befasuar, por ai ka qenë i paralajmëruar ditë më parë që të mos merrte vendime që shkaktojnë trazira”,-tha Alma Lama.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren