Vuçiç kërkon ndihmën e Erdogan, i bën thirrje të ruaj stabilitetin në Ballkan
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan në një bisedë telefonike që ta ndihmojë Serbinë për të stabilizuar paqen në rajonin e Ballkanit.
“Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu i kërkoi kreut të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.
“Presidenti Vuçiç e ftoi presidentin Erdogan të vizitojë Serbinë”, thuhet në deklaratë. Pala serbe thotë se Vuçiç e uroi Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Turqi, “duke i uruar që ta udhëheqë vendin me sukses në rrugën e zhvillimit dhe gjatë këtij mandati”.
“Me këtë rast, presidenti Vuçiç theksoi se Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në arenën politike ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme turke tha të hënën se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje palëve të shmangin hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë