Rrjedhje uji në muzeun e Luvrit, dëmtohen rreth 400 vepra në departamentin egjiptian

7 Dhjetor 2025 | 18:56

Një rrjedhje uji në fund të nëntorit dëmtoi disa qindra vepra në departamentin egjiptian të Luvrit. Lajmin e njoftoi muzeu i Parisit të dielën, disa javë pas vjedhjes së bizhuterive e cila ngriti shqetësime mbi infrastrukturën dhe sigurinë e Luvrit.

Zëvendës administratori i muzeut, Francis Steinbock tha se rrjedhja e ujit u zbulua më 26 nëntor dhe janë dëmtuar deri në 400 vepra. Mes tyre ka edhe revista egjiptologjike dhe dokumentacion shkencor të cilat janë përdorur nga studiuesit.

Steinbock theksoi se sendet e dëmtuara datojnë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të dhe janë jashtëzakonisht të dobishme, por ai un justifikua duke shtuar se ato nuk janë aspak unike.

“Asnjë objekt i trashëgimisë nuk është prekur nga ky dëmtim. Në këtë fazë, nuk kemi humbje të pariparueshme dhe përfundimtare në këto koleksione”, tha ai.

Incidenti vjen pas një vjedhjeje në tetor, ku një bandë me katër persona bastisi muzeun e artit më të vizituar në botë në mes të ditës, duke vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë në vetëm shtatë minuta para se të arratiseshin. Kjo çoi në një debat mbi infrastrukturën e vjetër të muzeut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit

Kryeministri britanik në largim , Sir Keir Starmer, do të udhëtojë për në Kiev këtë të enjte, për bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në...
08:30 | 16/07/2026

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i paraqiti Radës Verkhovna nominimin e Sergii Koretskyi, drejtorit ekzekutiv të kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz, për kryeministër, tha të mërkurën...
08:23 | 16/07/2026

Jordania rrëzon 8 raketat iraniane

Ushtria e Jordanisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tetë raketa iraniane herët të enjten sipas orës lokale që po shkonin...
08:22 | 16/07/2026