Rruga Ballsh–Gjerbës në gjendje të amortizuar, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Segmenti rrugor prej 5 kilometrash që lidh qytetin e Ballshit me qendrën e fshatit Gjerbës ndodhet në gjendje të rënduar amortizimi. Banorët e zonës shprehen se prej vitesh rruga nuk ka njohur asnjë investim, duke u kthyer në një problem serioz për përditshmërinë e tyre.
Sipas tyre, gjendja e infrastrukturës ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shpopullimin e fshatit. Shumë familje janë larguar, ndërsa të rinjtë kanë emigruar dhe nuk janë kthyer më, për shkak të mungesës së kushteve minimale të jetesës.
Disa prej banorëve theksojnë se elektrifikimi i zonës është realizuar para viteve ’90 dhe që nga ajo kohë nuk është parë asnjë investim për ripërtëritjen e linjës së elektrifikimit.
Ata shtojnë se ky segment rrugor lidh disa fshatra dhe ka qarkullim të lartë automjetesh gjatë gjithë ditës, por për shkak të gropave dhe dëmtimeve të shumta, amortizimi i mjeteve është i shpeshtë.
Përballë kësaj situate, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës dhe garantimin e shërbimeve bazë, duke u shprehur se ndihen të harruar si nga pushteti vendor, ashtu edhe nga ai qendror.
Ndërkohë, kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka deklaruar se i është drejtuar me kërkesë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor, të cilin e cilëson jetik për banorët e zonës.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City