Rruga e Komanit, Rama dhe Balluku inspektojnë aksin 31 km që lidh dy hidrocentralet
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektuan të shtunën punimet në rrugën e së Komanit.
Balluku u shpreh se rruga 31 km e gjatë që do të lidh dy hidrocentralet do të shërbejë edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
“Me rindërtim e kësaj rruge, që është rikonstruksion i thellësishëm, sepse do të kemi eliminim e disa kthesave, do të kemi shtrimin e të gjitha shtresave asfaltike. Do t’i ofrojmë edhe komunitetit një rrugë që do t’i ndihmojë me rritjen e gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë”, tha Balluku.
Disa banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet.
“Kjo rruga që kishit merak do bëhet, do i japë shumë sigurie dhe shumë hov turizmit. Gjithë kjo bukuri e madhe ju e dini më mirë sa e vështirë është për të kaluar. Po do bëhet si të gjitha ato që kemi bërë që janë mirë e bukur”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama i përgjigjet Berishës: Pse i mblodha punonjësit e bashkisë
- Pas takimit të shesh, Rama mbledh këshilltarët e PS në bashki, zbardhen porositë
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia